Çdokush prej nesh e ka pëdorur në vitet e shkollës gomën e famshme “Pelikan”, me dy ngjyra, të kuqe dhe blu. Ajo çfarë nuk dini është se e keni përdorur gjithmonë gabim pjesën blu të saj.

 Pjesa e kuqe, që është më e butë dhe delikate, është bërë për t’u përdorur në letër, kurse bluja për të hequr lapsin nga materiale shumë rezistente dhe të vështira, të tilla si kartoni apo muri. E pra, kjo është arsyeja pse kur përpiqeshim të fshinim lapsin nga letra me pjesën blu, ajo pothuajse grisej! Tani që u zbulua “sekreti” i gomës “Pelikan” t’ia mësojmë edhe brezit të ri, i cili me siguri vazhdon ta përdorë gabim atë!