“Ah këto bukuri shqiptare”, -ka qenë titulli i gazetës zvicerano-gjermane, “Blick”, që thurte lëvdata për bukurinë e femrave shqiptare. Si simbol të kësaj bukurie, prestigjozja ka vënë në kopertinën e artikullit moderatoren Albana Osmani, në një foto ku bënte tifozllëk për Kombëtaren shqiptare të futbollit. “Blick” i ka kushtuar një artikull të tërë kuqezinjve dhe kthimit të tyre në Tiranë pas “Euro 2016”, ku shkruan fjalë shumë pozitive.
“Euro 2016” ishte gjithashtu edhe promovues shumë i mirë i bukurisë shqiptare dhe gazeta zvicerano-gjermane nuk është e vetmja që u çmend pas vajzave tona. Albana e ka postuar lajmin me foto në Instagram-in e saj duke e falënderuar të përditshmen për vlerësimin dhe fjalët e bukura.





