Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, ka folur për nismën e deputetëve Ben Blushi e Mimoza Hafizi, për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Gjinushi ka deklaruar se Presidenti nga populli duket një frazë e bukur, por jo në kushtet tona. Sipas tij, më i qenësishëm dhe i garantuar do të ishte një President me 3/5-tat në Kuvend, sepse në vendin tonë kontestojnë ende zgjedhjet.
“Tani, President nga populli duket frazë e bukur, por në kushtet tona më i qenësishëm, më i garantuar do të ishte një President me 3/5-at në Kuvend sesa nga populli, kjo sepse te ne ende kontestojnë zgjedhjet, cilësia e zgjedhjeve është defektoze”, është shprehur Gjinushi.





