Gjatë ditëve të nxehta dhe diellit përvëlues të verës, nuk duhet të mungojë kurrsesi kremi me faktor mbrojtës për lëkurën tuaj.

Por nuk është për t’u habitur nëse lexoni se e aplikoni gabim. Kjo gjë ul ndjeshëm efektivitetin e faktorit mbrojtës duke rrezikuar lëkurën tuaj njësoj sikur të mos ishit lyer me krem.

Ja 10 gabimet më të zakonshme që pothuajse të gjithë bëjnë kur aplikojnë kremin mbrojtës. 

1. Lyheni me krem në momentin që ekspozoheni në diell, ndërkohë që duhet ta aplikoni kremin mbrojtës 30 minuta përpara.

2. Aplikoni kremin kur jeni të veshur me rroba e për pasojë nuk e aplikoni kremin në të gjithë trupin, gjë që duhet të hiqni dorë.

3. Harroni të mbroni buzët tuaja me një zbutës me faktor mbrojtës.

4. Duhet të përdorni kremra të cilët janë rezistentë ndaj ujit.

5. Lyeni fytyrën me kremin e trupit, ndërkohë që formula e kremit të fytyrës ndryshon nga kremi i trupit.

6. Nuk aplikoni sasinë e duhur.  

7. Mendoni se në hije jeni të mbrojtur.

8. Mos zgjidhni kremin me faktorin mbrojtës më të ulët. Kremi i fytyrës duhet të jetë 30 SPF e lartë.

9. Mendoni se po u lyet një herë në mëngjes mjafton për gjithë ditën. Kremin duhet ta aplikoni çdo 3 orë.

10. Kremi kundër diellit nuk i përket vetëm sezonit të verës, por duhet përdorur çdo ditë të vitit.