Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm, te kodrat e liqenit artificial në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima i paidentifikuar ende, është gjetur rreth orës 07:10, në një largësi prej 100 metrash nga bregu.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe polumbarët të cilët nxorën trupin e viktimës, e ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të tij.