Këngëtarja Jonida Maliqi, në një intervistë për “Prive” ka treguar për angazhimet profesionale, por dhe familjen e saj të lumtur.
Pyetjes së gazetarit për sjelljen në jetë të një motre, ose vëllai për Danin, Jonida i është përgjigjur se për momentin nuk ka në plan për të pasur një fëmijë të dytë. Ajo ka thënë se bebi do të vijë në momentin e duhur, kur të jetë e shkruajtur nga Zoti dhe sigurisht me dëshirën e çiftit.
Sa i përket preferencave për gjininë e fëmijës Jonida ka thënë:
“Do të më pëlqente shumë një vajzë. Do të doja një “mini Jonida”, madje do t’i bëj pedikyr që 2 vjeçe.”





