Forcat franceze të sigurisë kanë kryer një shpërthim të kontrolluar jashtë “Stade de France” në Paris, vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes së sotme, Francë – Islandë.

Mediat raportojnë se një mjet dyshohet se kishte lëndë eksploziv, ndërsa policia ende nuk ka dhënë detaje. Tifozët të cilët janë grumbulluar për të parë ndeshjen kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë shumë të madhe.

Frika e sulmeve terroriste është mjaft e madhe në Paris, pasi ISIS ka kërcënuar për sulme gjatë kampionatit, e mbi të gjitha sulmet e nëntorit nisën pikërisht nga “Stade de France”.