Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar në “Facebook”-un e tij disa foto të një skuadre speciale të huaj, që ndodhen në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Gazetari ngre pikëpyetjen se për çfarë arsyeje ka mbërritur një skuadër e tillë komandosh në kryeqytetin tonë.

Ata janë 8 veta, dhe ashtu siç duket edhe në foto, po punojnë me lap top dhe harta operative në tavolina.

 “Çfarë “dreqin” po bën kjo skuadër komandosh (nuk po ua identifikoj kombësinë, ata që janë specialistë besoj e kuptojnë nga uniformat) në hollin e hotel “Tirana”?!!!! I pashë rastësisht këta 8 pjesëtarë të një skuadre speciale elite teksa diçka po “tiganisin” me lap top në duar dhe harta operative mbi tavolinë.

Për hajër djema, te ju i kemi shpresat. Nuk e di çfarë “halli” i ka sjell nga këto anë, por sa herë i shoh vërdallë s’e di pse ndihem më mirë….”, shkruan Hoxha.