Plagoset rëndë një shqiptar i moshës 40 vjeç në Ponta Egola të Italisë, teksa punonte me ekskavator për të hapur një gropë rreth dy metra të thellë.

Papritur u shemb një ndërtesë aty pranë, dhe shqiptari ra nga mjeti duke u mbuluar nga gërmadhat.

Mbeturinat që e zunë poshtë, i kanë shkaktuar plagë të shumta. Ai u nxor nga punëtorët e tjerë e më pas u dërgua në spital për kujdes intensiv.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.