Në qendër të Durrësit, në mes të ditës së diel, pikërisht rreth orës 13:30, një çift ka vendosur të shfryjnë epshet e tyre seksuale pa dashur t’ia dinë që ndodheshin në vendin dhe orën e papërshtatshme.
Ky çift i papërmbajtshëm që shihni në foto, ka shokuar kalimtarët e rastit, ndër të cilët familjarë të shoqëruar me fëmijë, që u është dashur të përballen me këto skena të forta erotike, por në ambiente publike.
Ata kanë zgjedhur të “fshihen” pas një peme tek ish-banjat publike, në krah të pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, duke kaluar minuta të tëra pasioni mes tyre, të ngjashme me ato të filmave pornografike.
Fotot janë shkrepur nga një banor i zonës, që ia dërgoi redaksisë së portalit “DurrësLajm” për të përcjellë shqetësimin e tij si qytetar, që i duhet të ndeshet me këto momente, kur rrugës për në shtëpi së bashku me fëmijët, sheh skena skandaloze.
S.L.





