Xhiliola Doçi, mjekja dermatologe e spitalit rajonal të Durrësit, në një prononcim për Durrës Lajm, jep këshilla mjaft të vlefshme për mbrojtjen e lëkurës e të trupit nga dielli në muajt më të nxehtë të vitit.
“Ekspozimi në diell duhet bërë gjithmonë me orare të kufizuara, pasi rrezatimi diellor në oraret e drekës është i dëmshëm dhe rrezikon seriozisht shëndetin tone”,- thotë Doçi.
Minimalisht 20 pacientë në ditë, që kanë probleme me lëkurën pas ekspozimit në diell kërkojnë ndihmën e mjekes në spital.
“Përdorni kremra me filtër mbrojtës maksimal ndaj diellit, kapele me strehë të gjerë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme, të cilat ju mbrojnë nga rrezatimi diellor. Kujdes i madh duhet të tregohet për fëmijët, të cilët nga djersitja e tepërt, kanë dëmtime në lëkurë” apelon mjekja.
Ndiqni prononcimin e plotë të mjekes Doçi në videon e mëposhtme.





