Ky sezon veror ka nisur me ulje çmimesh në mënyrë drastike nga të gjithë operatorët në plazhin e Durrësit. Në konkurencën e madhe midis plazheve dhe operatorëve turistikë nga Velipoja, Shëngjini, Vlora e deri në Sarandë, Durrësi ka fituar përsa i përket çmimeve me të cilat konkuron.
Pushues të mbërritur nga e gjitha diaspora, madhe edhe nga Amerika e largët, në interviatat e dhëna për Durrës lajm, tregojnë se çmimet e akomodimit në banesa dhe në hotele, janë mjaft të leverdishme.
“10 Euro në natë, është çmimi për një banesë në qëndër të plazhit. Kemi një shtëpi komode, të pastër të bukur me bahçe dhe ujë pa ndërprerje. Pagesa është 10 euro në natë, shumë mirë dhe shumë lirë”,- deklaron Ahmet Shaqiri që ka mbërritur me bashkëshorten nga Prizreni.
“Në një hotel të vogël, 7 euro nata paguaj, ka orenditë kryesore, është çmim shumë i leverdisshëm”,- thotë një pushues tjetër.
Prej 20 vjetësh vjen në Durrës nga Ilinoisi, SHBA një shqiptar i Tetovës.
“Çmimet janë shumë të mira, klima e mirë, por duhen pëmirësuar ca shërbime“ thotë ai.
Në plazhin e Durrësit një kafe është 70 lekë maksiomumi, një sanduiç 100 lekë, ndërsa 2 shezlona 300 lekë.
“Të tilla çmime nuk i gjen në asnjë vend tjetër dhe kushtet janë të mira” shprehen pushuesit.





