Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga Policia italiane ditën e djeshme në Sanremo. Ai është Xhani Gjonaj dhe është kapur me 1 kg heroinë dhe disa gramë kokainë.
Gjonaj u arrestua në banesën e tij dhe më pas u dërgua në paraburgim. Ai akuzohet për posedim dhe shitje të drogës. Shqiptari rezulton që të jetë dënuar më parë me 3 vjet e 8 muaj burg.





