Një gjysh nga Teksasi po çmend internetin me fotot e tij. Ai duket kaq sharmant dhe kaq në formë, sa që vështirë të besohet se ka statusin e gjyshit.
Fotografitë, 54-vjeçari Irvin Randle, mësues i një shkolle fillore në Houston, nisi që t'i hedhë këtë jave me hashtagun ‘MrStealYourGrandma’.
Në imazhet e publikuara, gjyshi duket i veshur me kujdes dhe shumë shije. Randle, i cili ka dy nipër, shumë shpejt mori famë në internet sa që fotot u bënë virale dhe tani ai po përballet më vëmendjen që po i kushtojnë femrat.
Gjyshi mësoi rreth fotografive të tij që ishin bërë virale nga miqtë dhe të afërmit, përfshi edhe vajzën Jessica, e cila jeton në Los Anxhelos.





