Sipas disa studimeve të kryera nga mjekët ekspertë ka rezultuar se rreth 0,6% e vdekjeve të papritura ndodhin gjatë aktit seksual.

Ekspertët pohojnë se kjo mund të ndodhë për shkak të tendosjes fizike gjatë aktivitetit seksual ose për shkak të rrethanave të pazakonta që e rrethojnë trupin.

Studimi ka nxjerrë në pah se çdo orë shtesë mbi aktivitetin seksual normal në javë paraqet rrezik për t’u goditur nga sulmet në zemër.

Studiuesit gjithashtu kanë këshilluar njerëzit të jenë të kujdesshëm gjatë aktivitetit të tyre seksual për shkak se sot në botë mijëra sëmundje vijnë si pasojë e infeksioneve të ndryshme në organet gjenitale.

Është e rëndësishme që herë pas here të këshilloheni me mjekun tuaj për jetën dhe shëndetin tuaj seksual dhe shëndetin e përgjithshëm në raport me të, sepse mund të paraqesë rrezik për shëndetin dhe jetën tuaj.