30 000 euro shpërblim është shuma që ka vënë në dispozicion Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroporortin “Nënë Tereza”, me datë 30.06.2016. Çdo shtetas i cili ka informacion të rëndësishëm që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilin u krye vjedhja, është i lutur të raportojë në polici.

Për çdo informacion është vënë në dispozicion të qytetarëve numri telefonit:0694110217 dhe adresa e e-mail-it: [email protected] po ashtu qytetarët mund të kontaktojnë edhe nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës.

Policia garanon që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht grupi hetimor dhe se do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me policinë.

Ndërkohë bëhet me dije se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet për zbulimin dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve.