Çiljeta Xhilaga megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen  nuk ka qenë e pranishme në “Zonë e Lirë” në emisonin e mbrëmshëm.  Moderatori  Arian Çani theksoi se këngëtarja do të ishte e pranishme, por pas operacionit pati një komplikacion me gjoksin e majtë dhe duhej të shkonte në Itali.

Por ajo ka shuar spekulimet mediatike përmes një fotoje të postuar në Instagram ku shfaqet së bashku me djalin e saj Fernandon ku ekspozon edhe më tepër gjoksin. “Nji foto live Nga shpia bashk me @don_fernando5 Tim për Të gjith Ato mediat Që kan shkruajtur sot Që jam sëmur Apo infektuar NË FAKT jam shum Mir dhë Skam asnji problem ju Puth dhe Sonte ju pret nji suprizë,”-shkruan Çiljeta.