Ka nisur me tensione dhe nën një atmosferë të elektrizuar takimi i nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni”. 

Media serbe, “Vecernje Novosti” raportoi se presidentja Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviç, kanë sulmuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Thuhet se debati ka filluar kur pjesmarrësit në samit kanë folur rreth ndyshimit të kufijëve në rajon. Bëhet me dije se Osmani ka thënë se kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, ndërsa Vuçiç i ka kundërshtuar paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviç thuhet se i reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

Mësohet se kreu i shtetit serb është larguar më shpejt nga takimi.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, po marrin pjesë: presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.