Lionel Messi tashmë duhet të dëgjojë edhe talljet që i vijnë nga modelja kiliane Daniella Chavez. Aktualisht Messi ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, përsa i përket kombëtares Argjentinase. Pasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja.“Messi i luan finalet me “brekë nëpër këmbë”, shkruan në rrjetet sociale modelja e “Playboy”-t, e cila është një tifoze e çmendur e kombëtares së Kilit. Në të shkuarën është folur edhe për një lidhje të modeles me Cristiano Ronaldo-n, një arsye më shumë që e ka shtyrë kilianen të kritikojë yllin argjentinas.