Erdhi vera dhe bashkë me të nxehtin e madh, janë dyndur në qytetin tone lypësit, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë.
Për të gjithë këtë “komunitet” burrash, grash e fëmijësh, nuk bëhet fjalë për shfrytëzim, as për abuzim të miturish, as për padrejtësi apo çfarëdo lloj forme abuzmi ndaj tyre, për lypësit këto fjalë nuk njihen fare.
Shkallët e xhamisë së Durrësit, çdo ditë janë pushtuar nga lypësit e të gjitha moshave, ndërsa në pikun e vapës, lulishtja e vogël në krah të godinës së prefekturës, përpara bibliotekës osë zyrave të PS, shërben si vend freskie dhe gjumi, për lypësat e tjerë. Pamje jo vetëm të shëmtura, por që e bëjnë ”gjynahqar” një qytet i cili nuk mund të përfaqësohet me të tilla pamje skandaloze, në pikun e sezonit veror.
Shfrytëzimi i fëmijëve mbetet ende në shifra të larta, në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa raportimet nga aktorë të shoqatave të ndryshmevazhdojnë të mos kenë një evidencë të saktë.
Kushdo që ka vizituar qytetin e Durrësit, është ndeshur me një realitet migjenian, të formësuar me përmasa të frikshme në shekullin e modernizimit.
Per këtë arsye, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me aktorë të shoqatave të ndryshme kundër shfrytëzimit të fëmijëve, kanë prezantuar gjatë një takimi një plan masash për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, duke filluar me evidentimin e tyre, në rrugë dhe në ambientet e tjera.
Drejtoresha e punëve sociale pranë Bashkisë së Durrësit Meme Xhaferri, më herët ka prezantuar planin e veprimit që synon indetifikimin e fëmijeve në situate rruge, ofrimi i shërbimeve për nevojat emergjente si dhe planifikimi i ndërhyrjeve afatgjata për mbrojtjen e kesaj kategorie, e cila është edhe shtresa më vulnerabël e shoqërisë.
‘’Fëmijët do të merren me forcë dhe do të strehohen në shtëpitë e fëmijës dhe në qendrat sociale për të rinj, do të regjistrohen në dosjet e njësive për mbrojtjen e fëmijëve në bashki, ndërsa do t’ju ofrohet dhe ndihma e duhur në qendrat përkatëse’’,-nënvizoi drejtoresha e shëbimit social në bashkinë e qytetit.
Këta fëmijë, veçanërisht të komunitetit rom dhe egjiptian ose të familjeve të varfëra dhe me probleme sociale, marrin ndihma të ndryshme sociale, por të pamjaftueshme për të luftuar fenomenin. Si rezultat ata detyrohen jo në pak raste nga familjarët e tyre të dalin në rrugë për të siguruar të ardhura. Më e vështirë është për femrat të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë edhe viktima të prostitucionit.
K.H.





