Këngëtarja e dashur për publikun Aurela Gaçe, është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo në Instagram, teksa shton se është vetëm 15 javëshe.
"Për miqtë e mi e gjithë ndjekesit e mi. Besoj se tani erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë, por vetëm përjetohet. Unë e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javëshe ( 3 muaj e 3 jave) dhe nuk më dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delikate përpara se të kalonin ato muaj që mund të quhen edhe të rrezikshëm për një shtatëzani.
I uroj vetes vetëm të jemi mirë bebi e unë deri në fund.
E me këtë rast, i uroj me shpirt të gjitha ato familje që presin të bëhen prindër, të kenë shëndet e jetë. Paçi bekime.
I falenderoj miqtë e mi gazetarë qe kanë respektuar një lajm kaq delikat për një nënë. Sigurisht nuk di ç’të them për ata që kanë abuzuar me diçka të tillë, deri duke nxjerrë lajme se jam në muajt e fundit e deri duke nxjerrë edhe ditën e lindjes duke mos e respektuar aspak as shëndetin tim as të fëmijes. Megjithatë në fund të fundit ajo që ka rëndësi është vetëm shëndeti.
Paçim shëndet e jetë. Kaq."- shkruan Aurela në Instagram.





