2.3 tonelata kokainë janë gjetur rumune, të fshehura brenda kutive të bananeve në një anije. Vlera e tyre kapte shumën marramendëse 625 milionë euro.
Droga ishte transportuar nga Kolumbia dhe pjesë të tjera të Amerikës Jugore në Rumani, midis prillit dhe qershorit dhe kishte si destinacion Europën Perëndimore, thanë prokurorët.
“Ky është konfiskimi më i madh i kokainës në Rumani dhe njëri nga më të mëdhatë në Europë në vitet e fundit”- tha kryeprokurori Daniel Horodniceanu të premten.
Një gjykatë në Bukuresht ka urdhëruar që një marokien, lider i dyshuar i unazës kontrabanduese, si dhe katër lituanezë dhe një kolumbian të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë.





