Komediani Ermal Mamaqi ka çuditur të gjithë të pranishmit por edhe publikun pasi u ngjit në një pemë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.
Ai e bëri këtë veprim pasi mendoi se Çani do të vijonte intervistën me Ilda Bejlerin. Më pas intervistën e tij me Çanin ai e realizoi me të në pemë. I pyetur nga Çani rreth polemikave të tij me aktorin Bes Kallakun, Ermali pohoi se ato nisën si të vërteta, por për shkak të mesazheve që po shpërndaheshin u mendua ta linin me aq. Edhe pas intervistës Ermali vijoi të qëndroj në pemë.





