Tre ditë më parë, citynews informoi se moderatori i emisionit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës. Ai është paditur nga Faslli Canaj, babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga Marjan Rrokaj. Këtë të fundit, Gjebrea e ka marrë në intervistë nga ambientet e burgut dhe për këtë arsye, familja Canaj e ka paditur atë penalisht.
 
Citynews ka arritur të sigurojë përmes gjykatës, një kopje të padisë ndaj Ardit Gjebreas dhe TV Klan, ku u transmetua intervista me autorin e vrasjes.
 
Në padinë e Faslli Canaj ndaj Gjebreas dhe TV Klan, thuhet se emisioni i cili zgjati më shumë se 30 minuta i ka risjellë familjes Canaj ate ngjarje te dhimbshme për familjen se tij, e ndodhur rreth 15 (pesembedhjete) vite me pare.
 
Famlija Canaj thekson se për emisionin nuk kanë patur asnjë sinjalizim ndaj familje dhe kjo i shkaktoi një tronditje sa që nuk mund të përshkruhet. Në padinë ndaj TV Klan dhe Gjebreas thuhet se familja Canaj është “Fyer botërisht” dhe të akuzuarit i plotësojnë elementët e kësaj vepre penale.
 
Ne lidhje me kete kundravajtje penale familja Cenaj pretendon se i eshte cenuar nderi dhe dinjiteti, vlerësimi qe opinioni shoqëror ka ndaj tij dhe te familjes dhe per kete fakt ai ndihet i fyer.
 
Më poshtë kallëzimi i plotë i Faslli Cenaj ndaj Ardit Gjebreas dhe Tv Klan.