Kim Kardashian ka të pasmet më të famshme në botë, titull të cilin ja rrëmbeu Jennifer Lopez gati një dekadë më parë. Por ylli 35-vjeçar duket se na “ka mashtruar” gjithë këtë kohë kur ka pretenduar që aseti i saj më i famshëm është natyral.
Në momentin kur ishte duke u larguar nga festa e ditëlindjes së motrës së saj Khloe, Kim është fotografuar teksa kishte veshur të brendshme të cilat shërbejnë për t’u dhënë një pamje më të tonifikuar të pasmeve. Megjithatë një gjë është e sigurt: Ajo nuk kishte veshur një palë të brendshme të zakonshme!
Kjo nuk është hera e parë që motrat Kardashian akuzohen për pamjen e tyre jonatyrale. Më parë, Khloe dhe Kim janë bërë pjesë e mediave rozë për faktin që aseti i tyre më i famshëm mund të ketë qenë “ i bërë”. Ndonëse ato e mohonin vazhdimisht këtë gjë me pretekstin e peshës, është e dukshme që në të 20-tat pamja e tyre ishte shumë e ndryshme. Madje në vitin 2014, Kim, e revoltuar nga akuzat, shkruajti në Twitter: “Më vjen keq t’ju zhgënjej, por unë në të vërtetë kam një të pasme timen. Megjithatë fakti që ju mendoni se kam bërë ndërhyrje, për mua është një kompliment”





