Ka kaluar pothuajse një vit që nga publikimi i këngës së fundit nga Elvana Gjata. “Love me” ishte hit-i i verës së shkuar në bashkëpunim me Bruno-n. Në media u përfol se ajo do të qëndrojë larg muzikës edhe këtë verë, por një publikim i sotëm i ka befasuar të gjithë.

“Njësoj” është kënga më e re, e publikuar nga Elvana sot në orën 19:30. 

Elvana duket më në formë se kurrë, me një pamje mjaft të kuruar.   Mbetet për t’u parë nëse kënga e saj më e fundit do të kthehet në një hit për këtë verë.