Një këngëtare serbe është dhunuar nga një burrë në Prishtinë. Bëhet fjalë për Dunja Ilic, e cila ka postuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi, ku shihet se është gjakosur në fytyrë dhe trup. Përveç fotove, këngëtarja serbe ka shkruar se është dhunuar nga një mashkull, vetëm sepse do Serbinë.
“Bravo të qoftë për këtë burrë. Vetëm pse e dua Serbinë! Sido që të jetë, nuk më frikësojnë rrahjet tua. Por le ta shohin këtë të gjithë. Të zezë mbi të bardhë”,- ka shkruar ajo në Facebook.
Këngëtarja, përmes postimeve në rrjete sociale, ka thënë se jeton në Prishtinë dhe se është e kënaqur me jetën e saj atje. Por pas ngjarjes së fundit duket se Dunja Ilic ka ndryshuar mendim.





