Dëshironte një selfie që të linte pa frymë dhe vërtet ngeli pa frymë, por në kuptimin më të keq të shprehjes.
Një turist gjerman, Oliver Park, 51 vjeç, ka rënë nga një lartësi prej rreth 40 metrash, nga maja e malit Maçu Piçu, në Peru.
Sipas mediave lokale, turisti kishte kapërcyer kordonin e sigurisë dhe ishte futur në një zonë të ndaluar.
Ai i ka kërkuar një burri që ndodhej aty t’i shkrepte një foto, por pasi është afruar për të rimarrë aparatin fotografik ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Kështu rrëfejnë dëshmitarët në vendngjarje, ndërsa nënvizojnë se ndihma e shpejtë erdhi vetëm pas 1.30 orësh, por turisti kishte ndërruar tashmë jetë.





