“Ju nevojitet diçka? Kjo ishte pyetja që dy shpërndarës droge në Ostia, Itali, ua bënin të rinjve, që kishin zgjedhur të pushonin në bregdet.

E ndërsa njëri nga të shpërndarësit marokenë angazhohej në shitjen e dozave të hashashit, tjetri merrej me mbledhjen e parave nga përdoruesit.

Aktiviteti i dy të rinjve marokenë i ka rënë në sy policisë vendore, e cila ka nisur mbikqyrjen me agjentë të veshur civilë.

Pas disa ditë hetimesh, dy të rinjtë, 28 dhe 26 vjeç kanë rënë në prangat e policisë.

Shpërndarësit e drogës kishin zgjedhur t’i shisnin dozat e lëndës narkotike në plazh, edhe për shkak të numrit të madh të pushuesve, kryesisht atyre të rinj.