Aktorja legjendare e Hollywood-it, Olivia de Havilland, feston sot 100 vjetorin e lindjes.

Një nga aktoret e pakta që ka fituar dy herë çmimin Oskar, u bë e famshme me rolin e saj në filmin “Gone With The Wind”. De Havilland është zbuluar nga producentët e filmit të xhiruar në vitin 1935, ndërsa ishte protagoniste në shfaqjen teatrale “A Midsummer Night’s Dream”.

Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur e luajti rolin e Melanie në filmin e sipërpërmendur, ndërsa ka qenë pjesë edhe e filmit “The Adventures of Robin hood”.