Një ditë më parë ka filluar të shitet smartphone- i më i lirë në botë. Ai kushton vetëm 4 dollarë dhe është shpikur nga një kompani indiane. Kjo kompani ka ndërmarrë një nismë që synon të lidhë rajonet më të varfëra të Indisë, duke e bërë aksesin në internet të disponueshëm për të gjithë indianët në zonat rurale.

Synimi është që të bëhet aksesi në internet i përballueshëm për miliona njerëz në të gjithë vendin, ndaj pajisja Freedom 251 doli në shitje më 30 qershor dhe do të jetë e disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar më parë në Indi.