Një nga futbollistët më të dashur të Kombëtares shqiptare, kapiteni Lorik Cana, përveç aftësive në fushën e lojës, duket se ka njohuri të mira edhe në sektorin e frutave. Kapiteni ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet duke bërë pazar dhe duke i marë erë një pjepri si njohës i mirë i këtij fruti.

Mesa duket Loriku është një bashkëshort i kompletuar, që ndihmon bashkëshorten dhe kujdeset për familjen e tij. Madje, në dorë mban dhe një çantë që duket qartë që është femrash.

Bashkangjitur fotos kapiteni shkruan: “Pushime në provincë”, por pa zbuluar vendin ku po kalon pushimet me familjen e tij.