Fillimi i muajit korrik ishte lajmëruar nga kreu i bashkisë së Durrësit, për hapjen e rrugës “Pavarësia” në plazhin e Durrësit, për trafikun e makinave.  

Por në një korrik, sikundër pritshmërive të mëdha të bizneseve në këtë zonë, rruga nuk është hapur  në të dy korsitë. Bllokimi i qarkullimit është problemi numër një për operatorët turistikë, biznesin e vogël dhe banorët e zonës së plazhit. Bllokimi i qarkullimit të makinave, për shkak të punimeve ka sjellë bllokim total të punës së bizneseve.

Prej fillim të majit, rruga është përfshirë nga punimet në rrugë e në lagjet e brendshme,

Janë një zëri të gjithë subjektet e biznesit, që i kujtojnë kreut të bashkisë premtimin e bërë, që  do të hapë rrugën nacionale “ Pavarësia”.

“Nuk vjen nuk ndalon dot asnjë turist në plazh. Nuk ka ku të ndalojë, për aq kohë sa rruga është e bllokuar”, thonë pronarët e subjekteve të biznesit të vogël.

K.H.