Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar dy prej 25 qendrave shëndetësore të hapura në funksion të pushuesve në të gjithë vendin. Beqaj u ndal në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe në plazhin e Durrësit.
“Qendrat shëndetësore do të jenë 24 orë në gatishmëri të pushuesve, me personel të specializuar. Këtë vit është përmirësuar edhe lista e barnave pas kërkesave të marra nga pushuesit vitin e shkuar”, deklaroi ministri.
“Janë furnizuar qendrat shëndetësore me vaksinat e tetanos në rast lëndimesh, dhe antiviperat në rast pickimi nga gjarpri, pas ankesave të ngritura nga një numër i madh pacientësh që iu drejtohen urgjencave”.
Popullsia në bregdetin e Durrësit shkon deri në 800 mijë në ditë, në pikun e sezonit veror, për shkak të pushuesve që mbërrijnë në plazhin më të madh të vendit.
K.H.





