(Momenti kur makina hyn për të grabitur)
Policia e Tiranës doli sot në një konferencë për shtyp, në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rinas.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, sqaroi me detaje ngjarjen dhe deklaroi se autorët të maskuar me paruke dhe maska kanë arritur të grabisin një shumë valute më pak se 1 milion euro, duke mos e saktësuar shifrën e saktë.
Ai deklaroi se autorët ishin të pajisur me armë automatike, por nuk kanë qëlluar.
Gjithashtu, Hodaj deklaroi se njoftimi në polici është bërë 5 minuta pasi autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.





