Ditën e shtunë është zhvilluar ceremonia martesore mes mesfushorit të Milanit, Kevin Prince Boateng dhe bashkëshortes së tij Melissa Satta, një ceremoni që ka pasur edhe një të ftuar special, këngëtarin e njohur italian Andrea Bocelli.
Sipas mediave italiane, ai ka qenë në dasmë me një detyrë të veçantë, të këndojë. Mësohet se Bocelli është paguar jo pak, por 100 mijë euro për të kënduar në dasmën e futbollistit. Madje ai është transportuar në Sardegna, ku u zhvillua ceremonia, me një aeroplan privat.
Bocelli këndoi edhe për tifozët e Leicester-it një muaj më parë, pas fitimit të titullit kampion dhe në nder të trajnerit italian të “dhelprave”, Claudio Ranieri.





