Gjendet në Berat 17-vjeçarja L.Rredhi nga Marinza e Fierit, e cila ishte larguar nga shtëpia prej një muaji.
I ati i saj Gramoz Rredhi, bëri me dije se e bija është gjetur nga policia në rrethin e Beratit së bashku më të dashurin e saj.
Adoleshentja ishte larguar prej një muaji nga shtëpia, por kishte komunikuar në telefon me familjarët deri 5 ditë përpara se ata të denonconin në polici zhdukjen.
Ajo u kishte thënë se ishte larguar me një djalë të njohur në rrjete sociale dhe ndodheshin në Kosovë.
Humbja e kontakteve alarmoi familjarët, të cilët bënë denoncim në polici dhe e bënë publik rastin në media, pasi ishin të frikësuar se mund të trafikohej në Kosovë për qëllime prostitucioni.





