Një çift amerikan ka vendosur që foton e shpalljes së fejesës së tyre ta postonin në rrjetin social “Rebbit”, e cila në pak kohë u bë virale dhe mori mijëra komente.
E veçanta e saj ishte mënyra se si djali mbante partneren e tij pasi ajo i tha “Po” propozimit për martesë.
Adam dhe Ashley, dy ish-nxitës tifozësh nga Universiteti i Kentucky-t, të lumtur tashmë që do të ndajnë jetën bashkë, publikuan këtë foto, ku shihet që ai e mban lart me njërën dorë të dashurën e tij.
Fotoja ka pasur komente nga më të ndryshmet, kishte nga ata që nuk e pëlqenin pasi tregonte sipas tyre, se gruaja është më lart se burri, ndërsa kishte nga ata persona që ishin të mahnitur nga ideja e tyre.





