Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pas Muzeut Historik. Një djalë i ri po grindej me një vajzë për arsye ende të paqarta.
Në grindje e sipër, ka mbërritur policia, e cila ka tentuar që të qetësojë gjendjen, raporton Express.
Por, në këto momente i riu pret damarët në prani të policisë.
Mësohet se i riu është dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.





