Teuta ka mbyllur me një humbje minimale 1-0 sfidën e saj kundër Kairat Almati, të vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Europës, në ndeshjen e zhvilluar në Durrës. Në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Juljan Ahmataj arriti jo vetëm të kontrollonte sulmin e rrezikshëm të ekipit kazak i cili ka në përbërje një emër të njohur si rusi Andrei Arshavin, por edhe të rrezikonte portën kundërshtare në disa raste.Hila dhe Hoxha kishin dy mundësi të mira shënimi në minutat 20 dhe 24, pas skemave në goditje standarde, por pa arritur të shënjestrojnë si duhet kuadratin e portës së Kairat, të ndalur edhe nga ndërhyrjet e portierit Plotnikov. Teuta ra fizikisht në pjesën e dytë, duke lënë hapësira të rrezikshme në prapavijë, pasi dukej qartësisht diferenca në përgatitjen fizike në krahasim me Kairat që ka kohë që ka filluar sezonin. Në minutën e 62, Arshavin dha një top të saktë për Guhu, por gjuajtja e mesfushorit përfundoi jashtë kuadratit. Pak minuta më vonë, ishte Arshavin që zgjidhi gjithçka vetë me një gjuajtje nga jashtë zonës, e cila u devijua nga një mbrojtës i Teutës duke gënjyer Moçkën, i cili pa sferën të përfundonte në rrjetë.Teuta u përpoq të reagonte dhe në minutën e 75-të iu afrua shumë barazimit me Mustën, por gjuajtja me kokë e mesfushorit u ndal nga shtylla. Më pas, Kairat administroi ndeshjen duke mbyllur ndeshjen me këtë fitore minimale në transfertë që ia thjeshtëson më shumë kualifikimin.
Teuta mundet, por del me kokën lart nga Niko Dovana
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë
I përfshirë në rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 1,2 kg kokainë të fshehur brenda jastëkut!
Nga Elon Musk te Tim Cook dhe…/ Trump në Pekin i shoqëruar nga liderët më të mëdhenj të biznesit amerikan, ja çfarë pritet nga bisedimet
“Mashtrim me çokollatën”/ Gjykata gjermane dënon Milka-n, kompania akuzohet se uli peshën dhe rriti çmimin pa ndryshuar paketimin





