Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama bashkë me dy vajzat e saj kanë kaluar një moment të sikletshëm teksa zbrisnin nga avioni në aeroportin e Madridit. Edhe pse ajo u përpoq të shmangte ndonjë incident, era e fortë bëri që të dukej si Marilyn Monroe.

Prej ditësh Michelle bashkë me vajzat e saj kanë nisur turneun për të promovuar “Let Girls Learn”, iniciativë, kjo që mbështet arsimimin e vajzave në të gjithë botën.