Parlamenti italian ka vendosur që të heqë taksën për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë që hyjnë në Itali.
Lajmin për këtë vendim e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka falenderuar homologun e tij italian, Matteo Renzi për vendimin e marrë, një vendim ky i shumëkërkuar nga transportuesit shqiptarë.
Taksa ka filluar që të aplikohet që në vitin 1956 dhe një maune i shtoheshin kostot nga 250 – 300 euro për çdo ngarkesë.
Statusi i Edi Ramës në Facebook
Lajm i mirë: Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për #DirittoFisso & taksën e qarkullimit. Grazie @MatteoRenzi





