1157 vjet pas themelimit nga një grua, është restauruar dhe hapur për publikun Biblioteka e universitetit më të vjetër në botë “El Kairouan”, në Fez të Marokut.
Ai është hapur në vitin 859, në kohën kur janë krijuar format e para të algjebrës nga arabët. Sot është më i vjetri në botë.
Por edhe pse është themeluar nga një grua, universiteti nuk ka pranuar femra deri në mesin e shekullit XX.
4000 dorëshkrime të lashta, u shfaqën sot, nga ku më të vjetrat flasin për profetin Muhamed, si dhe diplomën e parë në botë të bërë prej druri.
Gruaja që e themeloi universitetin quhej Fatime Muhamed el Fihri. Ajo ishte vajza e një familjeje të pasur tregtare që kishin emigruar në Marokun e sotëm që nga Kairouani, në Tunizinë e sotme. Motra e saj, Mariami, themeloi një nga xhamitë më të mëdha në zonë me po të njëjtin emër.
Biblioteka është rinovuar disa herë gjatë këtyre 1157 viteve, por për publikun mundi të hapet vetëm pas restaurimit total që i bëri arkitekti maroken-kanadez, Aziz Çauni.





