Pakënaqësia për çmimin e patateve dhe ngjyrës së salcës ka degjeneruar në dhunë në një restorant meksikan. Vajza që kapeshin prej flokësh, djem që grushtonin njëri-tjetrin, karrige të përplasura, ishte kjo skena e krijuar nga të rinjtë mbrëmjen e së shtunës, në restorantin “El Paisano” në Teksas, sipas eater.com.
Video është filmuar nga Iael Rojas, dhe më pas është postuar në Facebook, duke arritur shifrën e 1.7 milionë klikimeve.
Sipas tij, zënka nisi pasi patatet e skuqura kushtonin 5 dollarë dhe se personat e përfshirë në sherr donin salcë jeshile dhe jo të kuqe.





