Të gjithë i njohim fuqitë e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, që njihen edhe si faktorë lumturie, por e dimë gjithashtu se është e vështirë që t’i ruash në situata të ndryshme. Në të vërtetë është më e thjeshtë nga ç’mendohet. Më poshtë do të gjeni disa prej këshillave për të rritur sigurinë në vetvete. Kështu që merni shënim!

5 sekretet për të rritur vetëbesimin

1- Vetëpranimi

Ky është hapi i parë për të qëndruar të shëndetshëmtë mësojmë të duam veten. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqemi të ndryshojmë apo të përmirësojmë pjesë të karakterit tonë.

2- Vetëafirmimi

Mos kini frikë të shprehni pikëpamjet dhe mendimet, edhe në se ata shkojnë kundër rrymë, thjesht për të kënaqur të tjerët. Ju nuk duhet të sakrifikoni veten për të t’I bërë qejfin personave të tjerë. Mos kini frikë të tregoni atë çka mendoni e ndjeni, thjesht për të mos zhgënjyer apo lënduar personat që u rrethojnë. Ndërtimi i  raporteve të sinqerta e të lira është hapi i parë për të patur një jetë të qetë.

3- Vendosja e objektivave

Vendosini gjithmonë objektiva vetes, qoftë edhe të vogla. Vendoseni veten në provë përpiquni t’i arrini të arritur ato. Edhe këto sfida të vogla ditore ndihmojnë për të rritur vetëvlevësimin, duke ndihmuar ju ndihmuar të kaloni prova që kërkojnë më shumë kohë dhe që janë më të ndërlikuara. Bëhet fjalë për për të mësuar qëndrimin e duhur dhe më vonë për të rritur shkallën e vështirësisë. Por nëse ia merni dorën kësaj metode do ta keni më të lehtë për ta vënë në praktikë. Do të jeni në gjendje të menaxhoni dhe të kapërceni çdo lloj frike. Është pikërisht kjo sjellje që ju lejon të kapërceni limitet dhe ju ndihmon të ecni përpara.

4- Vetësugjerimi

Mos nënvlerësoni fuqinë e vetë sugjerimit. Përsërisni çdo mëngjes e mbrëmje fraza stimuluese si  "unë mund të bëj", edhe pse kjo mund të tingëllojë e çuditshme dhe qesharake, ndihmon mendjen për të marrë një qëndrim pozitiv ndaj gjërave. Dhe është fakt që mendimi pozitiv ndihmon në suksesin e ngjarjeve dhe situatave në dukje të pamundura dhe komplekse. Kjo është një mënyrë perfekte për të menaxhuar ankthin dhe për t’u ndjerë të zotë në shumë çështje.

5- Ballafaqimi i situatave

Mos shtyni për më vonë situata të pakëndshme, ato do të vazhdojnë të përsëriten derisa të mos jeni më në gjëndje t’i përballoni, kështu që përballojini të gjitha njëherësh. Gjeni forcën për të kapërcyer frikën dhe shqetësimet dhe provoni veten veten, duke ndryshuar gjërat. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u rritur dhe përmirësuar, duke i dhënë fund situatave dhe ndjenjave që ju bëjnë të ndjeheni keq. Mos kini frikë të përballeni me realitetin, vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni kush jeni në të vërtetë dhe çfarë ju bën që të ndjeheni mirë. Dhe ky është hapi i parë drejt lumturisë.