Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka marrë surpriza të pazakonta nga njerëzit e saj më të dashur. E gjitha nis me një propozim shumë të veçantë nga ana e të dashurit të saj, për martesë. Ndërkohë që gjithçka është gati, dhe sonte mbrëma çifti ka organizuar dasmë, një surprizë mjaft te veçantë vjen nga kushëriri i saj.
Një 'superemocion' e ka quajtur aktorja urimin e Tanit, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në dasmë, por i realizoi një urim të pazakontë.
I ngjitur në një vinç, ai mban një pankartë të madhe ku shkruhet 'Urime Rudi dhe Alex'. Këtë video ai ia ka dërguar Rudinës e ajo e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram, duke përshkruar edhe emocionin që i la surpriza:
'Vëllai im Tan Dembacaj nuk ishte dot prezent në dasmë! Gjeti këtë mënyrë për të më uruar! #fisidembacaj #superemocion #surprizëdasme'
Por përpos surprizave, çifti do të marrë pjesë në një garë. ‘Lufa e Nuseve’quhet emisioni në të cilin garojnë tre konkurrente për për të fituar "Muajin e Mjaltit" në Turqi.





