Publikimet e reja të këngëve shihen me sy kritik nga fansat. E gjithë çështja qëndron tek kopjimi i elementeve, muzikës, tekstit apo videoklipit. Duket se syrit kritik të fansave nuk i ka shpëtuar Adelina Tahiri më këngën e saj të re. ‘Më mirë pa ty’ është titulli i këngës, e cila është pëlqyer shumë, por një pjesë e klipiti duket se është frymëzuar nga Mileyt.
Skena ku këngëtarja shfaqet mbi një kosh basketbolli është njësoj me videoklipin e Mileyt. Kënga e Mileyt është publikuar në vitin 2013 dhe ka qenë një bashkëpunim midis saj, Wiz Khalifa dhe Juicy J. Gjithsesi nuk është përfolur për ngjashmëri muzikore midis dy këngëve, “23” e Mileyt dhe “Më mirë pa ty” e Adelinës.





