Ai është komentuar gjithë si një tip serioz e fjalëpakë. Ertrit Berisha preferon të flasë më shumë gjatë kohës kur është në fushë, sesa në studio të ndryshme televizive. Por kjo foto do t ‘ju bëjë të ndryshon mendim për të.
Këmishë e zbërthyer, kapele meksikane dhe një look krejtësisht prej mjedisesh të nxehta, ku burrat kalërojnë mbi kuaj në një botë krejt ndryshe nga gjithë të tjerat. Dhe Berisha me këtë sombrero me ngjyra duket pikërisht në zemër të pushimeve, larg botës së tij, futbollit.





