Arrestohet një 23-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për një vjedhje të kryer në qytetin e Durrësit.

Në pranga ra Franc Mjekra, i cili dy ditë më parë ka vjedhur një shtetas amerikan.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 1 të Durrësit, ku në automjetin tip “Rover” me targa 831 241 / U / 1, në pronësi të amerikanit 66-vjeçar, i riu ka vjedhur një celular iPhone dhe shumën prej 200 eurosh.

Pas arrestimit, blutë e Durrësit kanë mundur të sekuestrojnë aparatin telefonik në cilësinë e provës materiale.