Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë reformën në drejtësi, por më parë, ai thotë që të arrihet konsensusi për kërkesat legjitime të opozitës për paragrafin 88 të rekomandimit final të Komisionit të Venecias.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e cilësuar fare të qartë mesazhin e Gjermanisë nëse nuk votohet reforma, Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë reformën në drejtësi, pasi ndryshe do të na hiqet edhe statusi i vendit kandidat në BE, arritje kjo e qeverisë së shkuar, sipas ish-kryeministrit.
Berisha ka kërkuar që ajo çfarë thotë paragrafi 88 i rekomandimit final të Venecias t’u shpërndahet deputetëve të majtë e të djathtë, e shkruar në anglisht e në shqip, në mënyrë që ata të kuptojnë se t’i mohosh këtë të drejtë opozitës, është një padrejtësi e madhe.





